Henrik Hoxha zbardh në GJKKO pazaret me Dumanin/ I penduari i drejtësisë: Më premtoi 60 mijë euro por më dha 35! Atentatin e kryem…

30/05/2023 11:45

Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani janë rikthyer në Gjykatën e Posaçme, këtë herë për të dëshmuar rreth 2 atentateve me 4 viktima të ndodhura në Durrës, përkatësisht Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia.

Gazetarja Anila Hoxha ka mësuar deklaratën e Hoxhës, i cili ka treguar se me Dumanin është takuar ne një ditëlindje ku kanë shkëmbyer numrat e më pas kanë bërë pazare për vrasje.

Me bluzën e Realit të Madridit veshur dhe mbiemrin e tij të stampuar në të, për 1 orë e 30 minuta, Hoxha iu përgjigj pyetjes se Prokurorisë dhe avokatëve të Altin Ndocit, Besian Xhixhos e Altin Ndocit, teksa vetëm ky i fundit nuk mori pjesë në seancë.

Henrik Hoxha ka treguar se për kryerjen e atij atentati, ka bashkëpunuar me Elio Bitrin, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë në timon, ndërsa Hoxha në sediljen e pasme nga ku ka qëlluar me dy armë, por tregon se është i pasigurt nëse plumbat e tij kanë kapur ndonjë nga viktimat, pasi edhe Bitri ka qëlluar me armë.

Sipas deklaratës së tij Dumani nuk ka qenë në vendngjarje dhe pasi i ka dhënë pagesën, janë takuar sërish bashkë për të planifikuar vrasjes së Besmir Haxhias.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias.”- tha Henrik Hoxha.

Deklarimet e Dumanit janë shtyrë siç bën me dije gazetarja Hoxha, pasi avokatët e Enver Divës dhe Besian Xhixhos kërkuan të njihen me deklaratën e Henrik Hoxhajt.

Kush është vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani?

Ai është emër i njohur në botën e krimit. Dumani është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Dumani mësohet se ka lidhje shoqërore me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020. Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do t’u vriste familjarët.

I shumëkërkuari Nuredin Dumani u arrestua në Fier gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA më 30 mars 2022. E gjitha ndodhi pas përfshirjes në një atentat të ndodhur pasditen e 30 marsit ndaj Talo Çelës, një prej emrave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Dumani u plagos në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Policia mori informacion se Dumani pas atentatit në Elbasan ishte larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA