Policia në Durrës ka bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, e cila duket në një video të shpërndarë në rrjete sociale që dhunon me shqelma të birin 3-vjeçar.
Policia bën me dije se në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjën e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).
Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjën 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.
Durrës
Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.
Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjën e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).
Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjën 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Policia e Durrësit falenderon median që denoncon rastet e paligjshmërive dhe e fton atë që të vijojë bashkëpunimin me strukturat e Policisë, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.
Top Channel