Për një orë e 30 minuta, Kuçova u pushtua nga reshjet e shiut dhe të breshërit.
“Pothuajse çdo gjë është e shkatërruar, nuk ka mbetur asgjë në shtëpi“-shprehet një banore.
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me intensitet të lartë dhe të breshëritë ka krijuar një situata të pazakontë në lagjen ‘1 maji’ në qytetin e Kuçovës.
Mbi 50 banesa u pushtuan nga shiu dhe breshëri. Banorët e zonës dhe thonë se ky shi i rrëmbyeshëm u shkatërroi shtëpitë.
“Breshëri ka arritur mbi një metër, shikoni si e ka bërë shtëpinë. Ka prishur çdo gjë televizor, divani , asgjë nuk bën më nga këto“-shprehet një banor.
Fajin për këtë nuk e ka natyra, por bllokimi i koletorëve, ku sipas banorëve për vite të tërë nuk janë pastruar.
“I kam thënë kryetarit të bashkisë shiko kolektorët se do të na përmbysin dhe ja shiko ku jemi sot një katastrofë“-shprehet një banore.
Edhe pse breshëri ka pushuar së rëni, banorët vazhdojnë të pastrojnë oborret e tyre nga grimcat e akullit, që u shkatërroi çdo gjë.
Top Channel