Bie nga lartësia teksa po punonte në pallat, ndërron jetë 50-vjeçari në Sarandë
30/05/2023 12:15
Një njgarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë ku ka ndërruar jetë një punëtor.
50-vjeçari E.K., duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel