
24/02 23:02
Pas shpalljes së fitores, Rexhep Tajip Erdogan ka kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij.
Mbështetësit e Rexhep Tajip Erdogan festuan gjatë natës pasi presidenti për një kohë të gjatë i Turqisë siguroi pesë vjet të tjerë në pushtet.
Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu, tha se zgjedhjet ishin të padrejta, pa e pranuar në mënyrë eksplicite humbjen.
Megjithatë, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) më vonë konfirmoi se Erdogan kishte fituar zgjedhjet.
Top Channel