Në kuadër të procesit te veprimeve kundër piraterisë televizive, nga organet Ligjzbatuese në Evropë, udhëhequr nga Interpol, së fundmi është ndërmarrë një fushatë gjigante bllokimi në shkallë të gjerë të kanaleve që piratohen nga operatorë ilegalë.

Falë këtij aksioni të Europol, në datën 24 Maj është bllokuar operacioni më i madh i IPTV piratë në Evropë, duke bllokuar mbi 300 servera dhe janë arrestuar të gjithë personat përgjegjës.

Nga ky operacion janë identifikuar edhe persona që kryejnë këtë lloj aktiviteti në Shqipëri por edhe në Ferizaj të Kosovës, Gostivar e Tetovë të Maqedonisë së Veriut etj.

Po kështu po kryhen edhe investigime të koordinuara edhe me autoritetet ligjzbatuese shqiptare për të ndaluar personat që kryejnë aktivitet të paligjshëm në shërbimet televizive dhe qe shesin shërbime pirate duke mashtruar konsumatorët dhe duke shkaktuar evasion fiskal dhe veprën e pastrimit të parave.

Digitalb i është bashkuar këtij aksioni të Interpol, në koordinim dhe me Akep dhe AMA, për të goditur çdo formë piraterie që cenon programin dhe interesin publik. Përmes metodave kibernetike, Digitalb identifikon çdo shërbim pirat duke e denoncuar pranë organeve ligjzbatuese në Shqipëri.

Shumë nga kanalet e televizive që piratoheshin, tashmë janë mbyllur dhe programi i tyre është i pamundur të ndiqet përmes këtyre platformave.

Digitalb është angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër fenomenit të Piraterisë. Ndaj ju këshillon që çdo zgjedhje e gabuar përveçse është e dënueshme, do t’ju kushtonte financiarisht dhe nuk do të plotësonte kërkesat tuaja për të marrë programin në cilësinë dhe sigurinë e dëshiruar. Për më tepër këto fenomene cenojnë edhe procesin makroekonomik pasi janë taksa të munguara në buxhetin e shtetit.

Ndaj për të përfituar një program kualitativ, të sigurt dhe me standart, Digitalb risjell në vëmendje t’i drejtoheni vetëm pikave zyrtare dhe të autorizuara kudo në Shqipëri, Kosovë e në Evropë, si dhe të vizitoni në çdo kohë faqen zyrtare digitalb.al ku do të gjeni dhe ofertat më të favorshme edhe në platformën OTT përmes Aplikacionit Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA