Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natën në Shkodër ku për pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar.

Sh. B., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Dayang, duke dalë kësisoj nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra, 28-vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”.

Sipas policisë, grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Njoftimi i policisë: “Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën. Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA