Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale sekuestrohen dy herë në Shqipëri/ Mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare Me një bregdet të mrekullueshëm dhe toka të shumta, fshati Rinia në Durrës po orientohet drejt zhvillimit industrial.
Gratë dhe vajzat e zonës punojnë kryesisht në fasoneri, ndërsa burrat kanë emigruar për arsye punësimi. Gjithnjë e më pak shtëpi mbajnë lopë dhe punojnë tokën.
Emigrimi shihet si e vetmja shpresë dhe nga fëmijët.
Dikur në të dyja anët e rrugës që përshkon lagunën dhe të nxjerr në plazh kishte peshkatarë të shumtë. Sot, numri i tyre është i pakët. Artan Roçi, baba i 5 fëmijëve, peshkon i vetëm, por kjo nuk e bën të ndjehet me fat.
Buzë detit Adriatik, vetëm pak kilometra larg qytetit të Durrësit, Sektori Rinia ofron një larmi ekosistemesh që tërheqin aktivitete të shumta njerëzore. Megjithatë pamundësia financiare e banorëve për të zhvilluar bujqësinë dhe blegtorinë,shfrytëzimi intensiv i rezervave të peshkut dhe ndotja e mjedisit mbeten probleme që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.
Top Channel