“Tiranathlon”, eventi sportiv ky që bashkon tre disiplina në një garë të vetme, not, çiklizëm dhe vrap, zhvillohet këtë të diel në kryeqytet për të tretin vit.
Për mbarëvajtjen e kësaj gare që do të mbahet në parkun Helen, pranë liqenit të Farkës, ditën e diel në kryeqytet do të ketë disa kufizime në qarkullim, duke nisur nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në mesditë.
Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në rrugën e Tuneleve, rrugën Daxhit, tek Diga e Liqenit, rruga Panorama e Liqenit, Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, si dhe Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).
Përjashtim nga këto segmente do të ketë vetëm për mjetet e emergjencës dhe ato të policisë së shtetit.
Sa u përket linjave urbane, do të ketë një devijim të itinerarit të tyre.
Këtë vit Tiranathlon përkon edhe me titullin Qyteti Europian i Sportit, ku përgjatë gjithë vitit do të ketë një fokus të vecantë për aktivitetet sportive.
KUFIZOHET QARKULLIMI ATOMJETEVE TË DIELEN NGA ORA 08:00-12:00:
– Rruga e “Tuneleve”
– Rruga “Daxhit”,
– Rruga “Diga e Liqenit”
– Rruga “Panorama e Liqenit”
– Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)
– Blv Zhan D’Ark, Blv Gjergj Fishta, Blv Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë – pallati me shigjeta).
TAB 2
DEVIJIMI I ITINERARIT TË MJETEVE TË LINJAVE URBANE:
Top Channel