I vetëm përballë ultrasve/ Kimich imiton Lewandowskin, sinjale për të ardhmen?

28/05/2023 10:24

Ndoshta nuk e prisnin, por Bayern Munich fitoi titullin e 11-të radhazi në ndeshjen e fundit të Bundesligas.

Rivalët e Borussia Dortmund dështuan të fitonin ndaj Mainz duke barazuar me shifrat 2-2, teksa nga ana tjetër, bavarezët nuk falën në transfertë ndaj Koln duke fituar me rezultatin 1-2.

Në këtë formë, rekordmenët e Gjermanisë nisën festën e paplanifikuar. Ndërkohë, kamerave nuk i shpëtoi edhe një gjest i Joshua Kimich drejt tifozëve të tij. Ky i fundit u afrua para ultrasve dhe për më shumë se dy minuta qëndroi i vetëm përballë tyre duke duartrokitur.

Një veprim që më parë është ndërmarrë edhe nga Robert Lewandowskin që më pas u largua drejt Barcelonës. Mbetet për t’u parë nëse kjo e Kimich është një rastësi, pasi edhe ai së fundmi ka përfunduar nën shënjestrën e katalanasve dhe mund të ndjekë polakun në Camp Nou.

Deri më tani, Kimich i ka mohuar zërat e merkatos, megjithatë veprimi i fundit lë shumë vend për dyshime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA