Video/ Momenti kur basketbollistes i bie të fikët gjatë fjalimit të Joe Biden

27/05/2023 13:56

Një basketbolliste ka humbur ndjenjat teksa presidenti Joe Biden mbajti një fjalim duke i uruar ato për kampionatin e tyre kombëtar.

Ekipi i Basketbollit të femrave të Universitetit Shtetëror të Luizianës “Tigers”, vizitoi Shtëpinë e Bardhë të premten pasdite për një festë të organizuar të sezonit të kampionatit të tyre 2022-2003. Biden ishte në mes të fjalimit kur një surprizë e pakëndshme ndodhi. Vëmendja e audiencës u largua nga Biden te grupi i lojtarëve të LSU.

Sulmuesja Sa’Myah Smith ishte rrëzuar. Nw një foto ajo shihet e përkulur mbrapa teksa shumë njerëz kishin shkuar për ta ndihmuar.

Trajneri i LSU, Kim Mulkey në një deklaratë më vonë tha se Smith ishte mirë.

“Siç mund ta shihni, ne lëmë gjurmën tonë kudo që shkojmë,” i tha Mulkey Lafayette për Daily Advertiser.

“Sa’Myah është mirë, por është disi e turpëruar tani”, u shpreh ai.

Smith u mor nga stafi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë në një karrige me rrota. Nuk dihej arsyeja pse i ra të fikët.

Pasi të gjithë u qetësuan, ylli i LSU-së Angel Reese i dhuroi presidentit dhe Zonjës së Parë Jill Biden, bluza të personalizuara të Tigers. Reese gjithashtu përqafoi zonjën e parë.

Tigrat këtë sezon përfunduan 34-2 pasi e nisën sezonin 23-0.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA