“Një figurë balancuese”/ Dan Caine, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane që shmang përplasjet publike me Trump dhe planifikon me kujdes veprimet ndaj Iranit
Mediat rajonale shkruanin sot se ushtria izraelite nisi një aksion të gjerë arrestimesh të të rinjve palestinezë në shtëpi në zonat e pushtuara të bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit lindor.
Rrjeti vendas “Palestine Today” tha se forcat izraelite kishin sulmuar qytezat Qabatiya, jugu i Xhenin, ku bastitën shtëpinë e të sapoliruarit Fadi Zakarneh, për të marrë në pyetje familjarët e tij.
Para largimit ushtarët arrestuan “Zakarneh” dhe e transferuan në një prej qendrave të marrjes në pyetje.
Dëshmitarët thanë se ushtria izraelite kishte bastisur kampin e refugjatëve Balata ku sulmuan “një numër shtëpish banimi duke bërë arrestime e duke vandalizuar në brendësi të tyre”.
Gjatë bastisjes së kampit forcat e ushtrisë arrestuan një të ri me pretekstin se ishte i kërkuar prej tyre.
Mediat thonin se dy të rinj u morën për t’u hetuar në Tubas, një prej të cilëve ishte ish-i burgosur i liruar, duke thënë se po arrestoheshin për kalimin e një postblloku ushtarak në qytetin Xheriko.
Raportime për pretime të rinjsh palestinezë u bënë gjithashtu nga Huwara në jug të Nablus, sipas agjencisë jemenite Saba.
Top Channel