Ukraina gati për kundërofensivën, Rusia “i nxjerr inatin” gjermanëve

27/05/2023 13:40

Ukraina është gati të nisë kundërofensivën e shumëpritur pohoi për BBC-në një prej zyrtarëve më të lartë të sigurisë në vend, i cili e cilësoi këtë moment si historik.

Oleksiy Danilov preferoi të mos jepte një datë të saktë, por tha vetëm se mësymja për rimarrjen e territoreve të pushtuara mund të fillojë “nesër, pasnesër ose pas një jave”. “Qeveria ukrainase”, paralajmëroi ai, nuk ka të drejtë të bëjë gabime në lidhje me këtë vendim sepse “është një mundësi që nuk duhet humbur”.

Si sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Danilov është një figurë kyçe e kabinetit të luftës të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Gjatë intervistës, ai konfirmoi se disa nga forcat mercenare të Wagnerit po tërhiqen vërtet nga qyteti i Bakhmutit, vendi i betejës më të përgjakshme të luftës deri më tani,  por shtoi se ata po rigrupoheshin në tre vende të tjera.

Ukraina e ka planifikuar një kundërsulm prej muajsh, por donte të fitonte sa më shumë kohë që të ishte e mundur për të trajnuar trupat dhe për të marrë pajisje ushtarake nga aleatët perëndimorë. Rusia ndërkohë i ka kërkuar qindra nëpunësve civilë gjermane të largohen nga vendi, duke përfshirë këtu  diplomatë, mësues dhe stafin e Institutit Goethe.

Gazeta Süddeutsche Zeitung, e para që raportoi për këtë çështje, tha se Kremlini e mori në muajin prill vendimin për t`i vendosur një kufi numrit të pjesëtarëve të stafit në misionet dhe organizatat ndërmjetëse të Gjermanisë në Rusi. Lëvizja e Moskës duket ishte një formë shpagimi ndaj vendimit të Berlinit për të dëbuar një sërë oficerësh të inteligjencës ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA