Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, pas tensioneve të premten në veri të Kosovës ka kërkuar që të shmanget dhuna.
Duke folur për Deutsche Welle ai ka theksuar se situata nuk duhet të përshkallëzohet.
“Do t’i bëjmë thirrje të gjithëve që të veprojnë në mënyrë të matur në mënyrë të qetë për të shmangur çdo kërcënim të dhunës dhe për të deskaluar situatën që fatkeqësisht dje doli jashtë kontrollit”, ka thënë Wigemark.
Sipas tij, zgjedhjet e fundit, megjithëse u zhvilluan qetë, nuk përbëjnë zgjidhje afatgjate.
Veprimet e institucioneve të Kosovës i dënoi edhe Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Brukseli tha se nuk do të pranojë asnjë veprim “të mëtejshëm dhe të njëanshëm, e provokues”.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për ta bërë me forcë hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje”, u tha në reagimin e BE-së.
Top Channel