Një 26-vjeçare nga Saranda ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Skënderbeu” dhe si pasojë e aksidentit vajza ka pësuar disa lëndime. Ajo ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel