Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë nga Policia e Vlorës, për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka rënë A. H., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases J. S., 23 vjeçe dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 23-vjeçaren, pasi dyshohet se ka dhënë kallëzim të rremë, duke pretenduar se ndaj saj kanë ushtruar dhunë shtetas të tjerë, jo shtetasi A. H. Vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Në pranga ra edhe R. B., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: N. A., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Në gjendje të lirë po hetohet D. L., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasin V. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. L. i është gjetur dhe sekuestuar, një portofol me stemë si e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel