Janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale pamjet që tregojnë një situatë të sikletshme të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Teksa ishte duke dhënë një intervistë televizive, ai nis në një moment të dremisë, pikërisht në kohë kur po pyetej për balotazhin e 28 majit në të cilin kërkon të sigurojë një mandat tjetër pesë vjecar në krye të shtetit.
Sapo regjisori kuptoi se çfarë po ndodhte, me shpejtësi e ktheu kamerën drejt gazetares, e cila vazhdoi të fliste duke parë bashkëprezantuesin e saj.
Një episod i ngjashëm pati ndodhur dhe tetorin e 2017-tës kur Erdoganin e zuri gjumi gjatë një konference te përbashkët për shtyp me presidentin e atëhershëm ukrainas, Petro Poroshenko.
Muajin e kaluar sakaq, ai u ndje gjatë një tjetër interviste televizive dhe anulloi për dy ditë angazhimet e fushatës, pavarësisht se ajo ishte në kulmin e saj. Stafi i tij sqaroi se bëhej fjalë për disa shqetësime me stomakun, por ai moment mjaftoi për të rindezur pretendimet se presidenti turk ka kohë që është i sëmurë.
Top Channel