Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy agjentë të qeverisë kineze, të cilët ishin të përfshirë në një komplot për të shkatërruar lëvizjen antikomuniste kineze, “Falun Gong”.
John Chen dhe Lin Feng akuzohen se kanë tentuar të komprometojnë lëvizjen “Falun Gong” me bazë në New York, duke u përpjekur të korruptojnë një zyrtar tatimor, sipas Reuters.
Zyrtari, i cili ishte një oficer policie me rroba civile, regjistroi biseda të shumta me Chen dhe hetuesit morën filmime të Chen dhe Feng duke diskutuar udhëzimet që dyshohet se kishin marrë nga zyrtarët e qeverisë kineze, sipas prokurorëve.
Në një video, Chen i quajti zyrtarët e qeverisë kineze “vëllezër gjaku” dhe në një tjetër, ai tha se Pekini do të ishte “shumë bujar” me ndihmën në procesin e komprometimit të statusit të lëvizjes “Falun Gong”.
Chen, një shtetas amerikan 70-vjeçar dhe Feng, një shtetas kinez 43-vjeçar me leje-qëndrimi në SHBA, u akuzuan si agjentë të paregjistruar të një qeverie të huaj, dhënie ryshfeti një zyrtari publik dhe komplot për të kryer pastrim ndërkombëtar parash.
Sipas Reuters, Chen dhe Feng kanë lindur të dy në Kinë, por tani jetojnë në zonën e Los Angelosit, ku u arrestuan të premten.
Kina e ndaloi lëvizjen F”alun Gong” në vitin 1999, duke e klasifikuar atë si një kult të keq dhe një nga “pesë helmet”, ose kërcënimet kryesore për qeverinë e saj.
Që atëherë, praktikuesit e “Falun Gong” janë strehuar në një pronë prej 400 hektarësh të quajtur “Dragon Springs” në veri të New Yorkut.
Top Channel