Ish-sekretari amerikan i shtetit Henry Kissinger mbetet i fiksuar me Kinën, edhe pse kanë kaluar më shumë se 50 vjet prej udhëtimit të tij diplomatik në Pekin në 1971, shkruante sot rrjeti kinez i Hong Kong, SouthChina MorninPost.
Por ndryshe nga gjysmë shekulli më parë kur ai thuhet se ndryshoi balancën e Luftës së Ftohtë duke zbutur tensionet, 100 vjecari vijon me profecitë e tij duke parashikuar “pasoja katastrofike” të përballjeve të mundshme ushtarake mes superfuqive.
Disa thonë se influenca e tij në Uashington është reduktuar, disa të tjerë thonë se është akoma më e fortë, por fiksimi i tij me Kinën nuk e ka humbur shkëlqimin.
“Kur Kissinger flet për Kinën, gjë të cilën vijon ta bëjë shpesh, ne e dëgjojmë me shumë vëmendje”, tha së fundmi një diplomat i paemëruar kinez, për rrjetin SCMP.
Xie Feng, ambasadori i ri kinez në Washington, vizitoi dje Kissinger në Connecticut për ditëlindjen, dhe dyshja pati një “bisedë të thellë për marrëdheniet e Kinës me SHBA, si dhe çështje interesi të përbashkët”.
Kinezët e vlerësojnë eksponentin e vjeter te politikës për ruajtjen e lidhjeve me disa gjenerata liderësh kinezë, që prej Mao Cedong, Deng Xiaoping, Jiang Zemin, Hu Jintao dhe Xi Jinping.
Vizita e tiij e fundit në Kinë ishte në fund të 2019, pak para nisjes së pandemisë Covid-19 kur president Xi Jinping vlerësoi “kontributin historik” të Kissinger dhe kuptimin e tij të thellë të “politikës së vendit”.
Kissinger gjithashtu vlerësoi presidentin Xi që sipas tij “dinte t’i shmangej konflikteve të paqëllimshme mes superfuqive” dhe krijimit të lidhjeve edhe mes armiqve në dukje.
Analisti kinez Wang Huiyao, e quan atë “diplomat i madh”, që dha kontributin më të madh në afrimin e Kinës me SHBA dhe hapjen e Pekinit ndaj botës, megjithe kritikat per politika te dështuara per paqen ne konfliktin e pergjakur te Vietnamit.
“Kina vlerëson Kissinger si një mik të vjetër e të besueshëm dhe shpreson që ai të vijojë të ushtrojë influencën e tij në lidhjet mes vendeve”, shtoi Huiyao.
Top Channel