Zëdhënësi i Putinit: Rusia do “çlirojë” Bjellorusinë nëse populli i saj ngrihet kundër Lukashenkos

26/05/2023 17:20
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov

Dmitry Peskov, sekretari i shtypit të presidentit rus, ka deklaruar se Rusia do të ndërhyjë në rast se do të ketë kryengritje të armatosur në Bjellorusi, për të përmbysur regjimin e presidentit të saj të vetëshpallur, Alexander Lukashenko.

“Ky vend fqinj [Bjellorusia] është partneri, aleati dhe shteti ynë vëllazëror. Natyrisht, Federata Ruse ka detyrime në lidhje me garantimin e sigurisë së Bjellorusisë, të cilën ne do ta bëjmë përballë një kërcënimi kaq të dukshëm”- tha ai.

Më herët, gjenerali Waldemar Skrzypczak, ish-komandant i Forcave Tokësore Polake, shprehu mendimin se ekziston një perspektivë reale për një kryengritje të armatosur në Bjellorusi dhe i bëri thirrje Varshavës që të përgatitet për një skenar të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA