Një grua amerikane e cila ishte duke bërë një shëtitje me qenin e saj, i ka shpëtuar për mrekulli përplasjes me një makinë e cila doli jashtë kontrollit.
Steph Cudmore po shëtiste qenin e saj schnauzer në një rrugë të qetë banimi në zonën Sunny Hill të Derby të hënën. Ajo dëgjoi zhurmën e gomave dhe pa një Volkswgen Golf me shpejtësi që humbi kontrollin dhe shprehet e bindur se do ishte shtypur nga makina nëse nuk do ishte përplasur pas një shtylle.
Për fat të mirë Steph dhe qeni Rory pësuan vetëm prerje dhe mavijosje të vogla. Shoferi dhe pasagjeri në makinë kanë dalë me shpejtësi dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Pasi u ngrit, Steph u shpreh se nuk e pa askund qenin e saj. Fillimisht mendoi që ndodhej poshtë rrotave të makinës, por nuk e gjeti aty, kështu shkoi për ta kërkuar.
“Ai kishte vrapuar në shtëpi dhe ishte ulur në lëndinën e shtëpisë së një fqinji përballë tonës dhe po dridhej. Thirra burrin tim dhe ai doli dhe mori qenin dhe unë vrapova përsëri në vendin e ngjarjes. Fqinjët me kanë ndihmuar shumë dhe jam falenderues ndaj tyre. Ata njoftuan policinë në vendngjarje dhe tani po vazhdon kërkimi i dy të rinjve që ndodheshin në makinë. Shpresoj të gjenden dhe të ndëshkohen”, u shpreh Steph.
Top Channel