U qëllua nga oficeri me armë zjarri, 11-vjeçari i mbuluar nga gjaku e pyet: Çfarë të bëra?

26/05/2023 09:04

Një djalë 11-vjeçar, i cili u qëllua nga një oficer pasi thirri policinë për ndihmë, është liruar nga spitali, thotë familja e tij.

Policia e Misisipit mbërriti në shtëpinë e Aderrien Murry të shtunën duke iu përgjigjur një thirrjeje për shqetësim në familje të bërë nga djali, më pas e qëlloi atë në gjoks, sipas nënës së tij.

Ajo tha se djali e pyeti “çfarë bëra?” pasi u qëllua. Oficeri është pezulluar nga puna, ndërsa çështja është duke u hetuar.

Djali po shërohet në shtëpi pasi u lirua nga një spitali, ku mori trajtim për mushkëri të shembur, brinjë të thyer dhe një mëlçi të dëmtuar. Nëna e tij, Nakala Murry, ka kërkuar që oficeri të shkarkohet dhe të akuzohet.

Në një konferencë për shtyp të hënën, ajo tha se babai i një tjetër prej fëmijëve të saj ishte shfaqur në shtëpinë e tyre herët në mëngjesin e së shtunës dhe po sillej agresiv, kështu djali i saj thirri policinë.

“Kur oficeri mbërriti ai kishte armën në dorë dhe na kërkoi ne të gjithëve të dilnim jashtë. Djali i cili ndodhej në cep të korridorit, u qëllua nga oficeri duke e goditur në gjok. Fjalët e tij ishin: Pse më qëlloi? Çfarë bëra? Dhe ai filloi të qante. Kjo nuk mund të ndodhë, nuk është normale”, shprehet Murry.

Ajo tha se kishte mbuluar plagën e djalit të saj me dorë dhe kishte bërë presion, gjaku grumbullohej nën pëllëmbën e saj. Oficeri gjithashtu e ndihmoi atë në dhënien e ndihmës, derisa mbërritën mjekët.

Aderrien u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Misisipit, ku u vendos në një ventilator. Zonja Murry dhe avokati i familjes së saj, Carlos Moore, u kanë bërë thirrje zyrtarëve të ndërmarrin veprime të mëtejshme.

Në një protestë ulur jashtë Bashkisë të enjten, Murry, avokati z. Moore dhe shumë protestues kanë kërkuar drejtësi. Në një tubim të planifikuar për të shtunën, grupi do të kërkojë shkarkimin e oficerit dhe publikimin e pamjeve të kamerës trupore nga incidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA