Trafikantët e kokainës kontaktojnë me vendet e origjinës/ Dumani: Grupet shqiptare kriminale, me ndikim në tregjet botërore

26/05/2023 11:51

Grupet e organizuar kriminale në fushën e narkotikëve kanë sofistikuar veprimtarinë e tyre dhe kanë arritur të kenë më shumë kontaktet me vendet e origjinës dhe kanabisit dhe kokainës.

Kështu u shpreh sot kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022.

SPAK ka shtuar hetimet, në bashkëpunim me institucionet e sigurisë bë botë, u shpreh Dumani.

“SPAK i ka kushtuar vëmendje vepra penale në fushën e narkotikëve. Vihet një re një rritje e sofistikijmit të grupeve penale dhe ndërveprimi i tyre. Grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri konsiderohen nga ndërkombëtarët si grupe me ndikim në tregjet financiare botërore.

Këto grupe kanë arritur të kenë qasje të drejtpërdrejt me vendet e origjinës së kanabisit dhe kokainës. Ka një rritje të hetimeve të shtrira jashtë vendit. Është rritur numri i hetimeve dhe është zgjeruar harta e bashkëpunimeve”.

Në raportin e tij, prezantuar në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se është rritur dhe numri i hetimeve pasurore.

“Tashmë, kryhet edhe hetimi pasuror, në përfundim të të cilit evidentohet cili rast do të aplikohet. Kemi një rritje të numrit të sekuestrimeve dhe konfiskimeve. Janë paraqitur 10 kërkesa për hetime pasurie gjatë 2022 dhe janë konfiskuar katër subjekte”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA