Moti i paqendrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temeratura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me rreshje shiu, do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.

Për Top Channel, sinoptikanja Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë për disa ditë edhe në javën tjetër. Edhe pse temperatura të larta, reshjet do t’i kemi prezente, tha meteorologia.

Dita e sotme deri në orën 14:00 do të jetë me temperatura të larta deri në 28 gradë. Nga ora 14:00 deri në 19:00 do të kemi sërish vranësira konvektive, rebeshe shiu të cilat do të jenë më të dukshme në Jug. Pra kryesisht i gjithë qarku i Vlorës, i gjithë Jugu do të ketë reshje shiu deri në orën 19:00, pas orës 19:00 do të kemi sërish përmirësim të motit.

E shtuna, do të jetë kryesisht me diell paradite deri në orën 14:00, më pas do të kemi vranësira. E shtuna do të ketë në fakt pika shiu pothuajse në të gjithë territorin, rrebeshe vetëm në ekstremin verior. Temperatura të larta mbeten edhe të shtunën e të dielën, ku termometri do të jetë 27-28 gradë. Megjithatë, fundjava ndahet paraditet me diell, pasditet me vranësira dhe reshje. Edhe dita e diel do të sjellë reshjet edhe në pjesën e dytë të ditës. Do të thoja, jo shumë problematike moti për kryeqytetin për shkak se festimet janë nga ora 08:00 deri në orën 12:00, duke u vendosur në ndikimin e rrezeve të diellit, pasi reshjet janë kryesisht pasdite.

Mirëpo, fundjava quhet e paqendrueshme, përderisa paraditet janë me diell dhe pasditet na sjellin reshje. Dhe e njëjta situatë e motit do të vijoi për disa ditë edhe në javën tjetër. Edhe pse temperatura të larta, reshjet do t’i kemi prezente”– bëri me dije sinoptikanja Lajda Porja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA