Partia Përparimtare Serbe, e kryesuar nga Vuçiç do të mbajë ditën e sotme një takim në sheshin Nikola Pashiç në Beograd, para Kuvendit Popullor, të paralajmëruar si “takimin më të madh në historinë e Serbisë”.
Që nga mëngjesi i sotëm në Beograd kanë mbërritur autobusët me mbështetës, të cilët do të jenë pjesë të kësaj mbledhjeje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se në takim do të flasë si president i vendit, jo si kryetar i partisë dhe do të ofrojë zgjidhje të reja dhe dialog me ata që mendojnë ndryshe. Ai tha se tubimi i sotëm nuk është tubim i SNS-së dhe as kundër tubim.
Një numër i madh i policëve dhe snajperëve janë vendosur në çatitë e ndërtesave përreth Kuvendit të Serbisë, transmeton N1.
Policia me veshje civile është vendosur para Kuvendit. Zyrtarët qeveritarë hyjnë në ndërtesën e Kuvendit Kombëtar nga rruga “Kosovska”.
Liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Milan Knezheviç dhe Andrija Mandiç, me ftesë të Vuçiçit do të marrin pjesë në takimin e sonte në Beograd. Edhe Knezheviç në një bisedë telefonike ka konfirmuar për Televizije Vijesti se do të flasë në protestë.
Top Channel