Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci tha për mediat se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune.
Ai tha se është dita e parë e punës së tij dhe është duke ushtruar funksionin e tij si kryetar, ndërsa qytetarët serbë janë mbledhur për të kundërshtuar hyrjen e tij në komunë.
Peci tha se çdo gjë është nën kontroll, ndërsa konfirmoi edhe largimin e flamujve serb nga objekti i komunës.
“Po, unë për momentin jam në zyrën e kryetarit, dmth në objektin e Komunës. Mirë, në objekt të komunës gjithçka është nën kontroll. Veç janë hjek do simbole, janë hjek prej zyrës këtu. Për momentin s’ka shumë, tentimi i parë patë ma shumë derisa erdh Njësia Speciale dhe gjithçka u rregullua. Situata për momentin është shumë e qetë mrena në objektin e komunës. Policia janë duke e vazhduar punën e vetë. Po, janë në objekt, në punën e tyre, unë punën time si kryetar komune në zyrën time”, ka thënë Peci.
Top Channel