Dy senatorë amerikanë kanë qëndruar në Beograd në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës i përcollën një mesazh të qartë presidentit Aleksandër Vuçiç.

Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe  Gary Peters, nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura, i kanë treguar kreut të shtetit serb se nuk është në dobi të asnjë vendi të mbështesë regjimin e Vladimir Putinit dhe Serbia duhet të harmonizohet me perëndimin në qasjen ndaj Rusisë.

“Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë janë të një rëndësie thelbësore. Shtetet e Bashkuara mbështeten në Serbinë si partner ekonomik dhe politik. Sa herë që jam këtu, kam nevojë të theksoj se partneriteti ynë ekonomik është duke u forcuar, ne po forcojmë partneritetin tonë në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe sigurisht që dëshirojmë që Serbia t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por ne e vlerësojmë që Serbia votoi me ne në Kombet e Bashkuara”, u shpreh Murphy.

Ai tha se shpreson të vazhdojnë bisedimet me zyrtarët serbë për harmonizimin e politikave lidhur me sanksionet kundër Moskës, duke nënvizuar se “e ardhmja e Serbisë është me SHBA-në dhe BE-në, jo me Rusinë”. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë shtuar këto kohë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë në hijen e luftës në Ukrainë. Senatori Murphy theksoi se të dyja palët duhet të hedhin hapat për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së arritur në Ohër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA