Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022 tha se gjatë të këtij viti janë dënuar katër ish zyrtarë të nivelit të lartë.

Ndërkohë SPAK nga viti 2020 deri në vitin 2022 ka hetuar 25 ish zyrtarë të nivelit të lartë.

Dumani:  Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë dhënë 4 vendime dënimi nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit për ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndërkohë 2020-2022 janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarëve të nivelit të lartë, ndër këto janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, pjesa tjetër janë ende nën hetim, 8 procedime penale me 8 të pandehur ish gjyqtarë, 3 procedime penale me tre të pandehur ish prokurorë, 1 procedim penal për dy të pandehur ish deputetë, 1 procedim penal me të pandehur ish zv. ministër, një procedim penal me të pandehur anëtar të KPK-së, 4 procedime penale me katër të pandehur ish kryetarë bashkie. 

Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se është rritur aksesi i Prokurorisë së Posaçme në databaza, ndërkohë po krijohet një sistem i brendshëm  për menaxhimin e informacionit.

Dumani: Ka një regjistër të dhënash për procedimet penale, po përgatitet rregullorja për sistemin e vlerësimit për oficerët e BKH-së. Në 122 procedime penale janë, rritje pozitive në procedime, 2022 pjesën më të madhe është proceduar përgjimi, 1023 pajisje fundore. Një e dhënë e rëndësishme është rritur gama e databaseve, ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Kjo është një arritje sepse ne e dimë se sa e dobishme është përshtatja në mënyrë të shpejtë. Po krijon një sistem të brendshëm të menaxhimit, për menaxhimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA