Kryesocialisti Edi Rama tha se nuk ndihet aspak krenar për udhëheqës të Partisë Socialiste me detyra të larta, të cilët kanë turpëruar besimin e qytetarëve me veprimet e tyre.
Nga Durrësi ku vijoji takimin falenderues për zgjedhjet, Rama foli për ata që kanë marrë detyra të larta dhe “kanë turpëruar besimin, mbështetjen, flamurin e familjen tonë”.
Rama tha se përgjegjësia është individuale, por një familje nuk mban përgjegjësi çfarë bën një individ kur del nga shinat po si reagon në raport për problemin.
“Ky ishte rezultati më i mirë historik në aspektin e numrit të votave është prej një pritshmërie shumë të madhe, por jo kënaqësie të madhe të njerëzve me punën tonë. Njerëzit presin prej nesh akoma më shumë edhe pse na mbështesin. Ne jemi pa diskutim zgjedhja e tyre më e mirë. Pas një periudhë të gjatë në qeverisje, sërish marrim gjithë këtë mbështetje. Nuk do të thotë që janë të kënaqur me ne sepse ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Po flas për PS në tërësi, kjo fushatë ishte sa lokale aq edhe kombëtare, është shumë e rëndësishme që të kuptojmë që njerëzve u kemi hyrë në borxh duke u kërkuar votën dhe ajo që kemi marrë prej tyre është një sfidë e madhe dhe e jashtëzakonshme. Këtu nuk kam parasysh vetëm votën e dhënë direkt te ne, por edhe për votën që nuk u është dhënë atyre. Ata kanë marrë a s’kanë marrë 250 mijë vota. Këta me të cilët Shqipëria ka problemin janë katandisur dhe kjo vjen si rezultat i braktisjes. Ka të bëjë edhe me faktin se brenda vetes edhe pse s’do e thonë kurrë, ata e dinë që ne jemi zgjedhja më e mirë.
Kur i themi ne duam të vazhdojmë punën për Durrësin, a Shijakun a Shqipërinë, jemi të vetmit që mund ta bëjmë por kjo s’do të thotë që kemi bërë gjithçka mirë. Kemi bërë gabime dhe gjëra për të cilat nuk jam krenar, nuk flas për ju që jeni këtu poshtë, as për Anin, as Entonin, por flas për udhëheqës të PS. I kanë dhënë dhe kosto në gjithë këto vite. Kanë marrë detyra të larta dhe kanë turpëruar besimin, mbështetjen, flamurin e familjen tonë. Në fund të ditës, përgjegjësia është individuale, por një familje, edhe e vogël, edhe e një kompanie apo e një skuadre sporti, apo një organizate nuk mban përgjegjësi çfarë bën një individ kur del nga shinat po si reagon në raport për problemin. Do të thotë merr masat dhe ajo gjë nuk duhet të përsëritet dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësim, që mund ta meritojnë këtë besim dhe mbështetje. E keni këtu në Durrës modelin historik të suksesit që lidhet me një gjë themelore që është begenisja e njerëzve. Arsyeja pse ju fitoni, më besoni se është për shkak të një tradite. E si se ku qëndron çelësi i suksesit, ju jeni një organizatë që njihni votuesit me emra dhe mbiemra, ju e dini ku i pikon çatia çdo shtëpie në çdo rrugicë dhe bashkia s’ka mundur t’ja u zgjidhë dot të gjitha problemet njerëzve që kanë halle, por ama ka treguar hap pas hapi që çdo ditë bën diçka dhe zgjidh diçka. Të gjithë duhet të mësojnë në këtë pikë”.-tha Rama nga Durrësi.
Top Channel