U deshën disa minuta reshje të dendura të shiu që disa rrugë në Tiranë të përmbyteshin nga uji.
Sikurse duket nga pamjet, rruga pranë mbikalimit të Selitës është “pushtuar” nga uji, duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve. E njëjta situatë paraqitet edhe në disa rrugë të kryeqytetit.
Edhe pse prej ditësh kryeqyteti është përfshirë nga temperatura të larta, sot Tirana është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me vetëtima.
Moti i paqëndrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temperatura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me reshje shiu, do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.
Për Top Channel, sinoptikanja Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë për disa ditë edhe në javën tjetër. Edhe pse temperatura të larta, reshjet do t’i kemi prezente, tha meteorologjia.
Top Channel