FBI zbulon komplotin e viteve 1980 për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II

26/05/2023 09:31

Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim të mundshëm vrasjeje gjatë një vizite në vitin 1983 në SHBA, tregojnë dokumentet e sapo publikuara të FBI-së.

Byroja Federale e Hetimeve ka publikuar dosje në lidhje me udhëtimet e mbretëreshës së ndjerë në SHBA, pas vdekjes së saj vitin e kaluar. Ato tregojnë sesi FBI-ja, e cila ndihmoi në sigurimin e monarkut gjatë vizitave të saj. Rrezikun për jetën e mbretëreshës e njoftoi një oficer policie në San Francisko.

Sipas dosjes, një oficer që frekuentonte një pijetore irlandeze në San Francisko, paralajmëroi agjentët federalë pasi kishte takuar një burrë në atë vend. Oficeri tregoi se burri i tha atij se po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome.

Kërcënimi erdhi më 4 shkurt 1983, rreth një muaj përpara vizitës së Mbretëreshës Elizabeth II dhe burrit të saj Princ Philip në Kaliforni.

“Ai do të përpiqej të dëmtonte mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar ndonjë objekt nga Ura Golden Gate mbi Royal Yacht Britannia , ose do të përpiqej të vriste Mbretëreshën Elizabeth gjatë vizitës në Parkun Kombëtar Yosemite.” thotë dokumenti.

Në përgjigje të kërcënimit, Shërbimi Sekret kishte planifikuar të mbyllte vendkalimet në urën Golden Gate ndërsa jahti afrohej. Është e paqartë se çfarë masash u morën në Yosemite, por vizita vazhdoi normalisht dhe nuk u publikuan detaje të arrestimeve nga FBI.

Shumë nga vizitat shtetërore të Mbretëreshës së ndjerë në SHBA, përfshirë vizitën e vitit 1983 në Bregun Perëndimor, erdhën gjatë tensioneve të rritura mes trazirave në Irlandën e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA