“Një figurë balancuese”/ Dan Caine, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane që shmang përplasjet publike me Trump dhe planifikon me kujdes veprimet ndaj Iranit
Pesëdhjetë emigrantë të ngjeshur në një gomone në ngushticën Pas De Calais raportohet se refuzuan ndihmën e një anijeje franceze dje duke thënë se donin të ndihmoheshin vetëm nga britanikët, shkruan e përditshmja The Sun.
Forcat kufitare i kishin dërguar ata në portin britanik të Dover, edhe pse deputeti vendor tha se ato duhet të ndalojnë se vepruari si “shërbimi taksi i ngushticës”.
Lajmi vjen teksa numri i emigrantëve në Britani ka arritur sivjet në 600 000 teksa edhe kryeministri Rishi Sunak pranoi se shifra ishte shumë e lartë.
Gomonia e mbushur ishte parë fillimisht në brigjet franceze të Boulogne.
Anija ushtarake franceze Formentin kishte gjurmuar barkën në mesin e ngushticës për gati dy orë në detin e ashpër, por emigrantët kishin refuzuar ndihmën e tyre.
Dhe më pas Formentin kishte kontaktuar me rojën kufitare angleze duke i thënë se “pasagjerët” dëshironin vetëm “asistencë nga Britania”.
Kapiteni francez tregonte në anglisht: “I pyetëm emigrantët nëse donin ndihmën tonë. Ata thanë se dëshironin vetëm asistencë nga Britania, por kishte shumë rrëmujë në gomone”.
Çuditërisht megjithëse ishte ende në ujëra franceze, anija e rojës bregdetare angleze Ranger doli nga Dover dhe shkoi të merrte emigrantët pasagjerë.
Një oficer britanik tha: “E kuptoj që ata dëshirojnë ndihmën angleze, sepse për këtu ishin nisur”.
Kështu që në një operacion dy-orësh Ranger u nis nga brigjet e Kent dhe solli emigrantët në Britani
Dje deputeti konservator Adam Holloway komentonte çshtjen, për The Sun: “Nuk çuditem që emigrant e dinin si të udhëzonin francezët. Ata e dinë e nëse i marrin britanikët çështjet e tyre do të duan disa vite për t’u shqyrtuar dhe do të jetojnë këtu”.
“Nëse nuk e ndalojmë këtë iniciativë do të vazhdojë përgjithmonë . Ne paguajmë para te francezët për të ndaluar emigracionin por ata nuk e bëjnë punën e tyre”.
Top Channel