Pasi dështoi të largonte Edi Ramën me votë nga pushteti, Sali Berisha ka në plan të kthehet sërish në rrugë.

“Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet. PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri”.

Në pritje të revolucionit që nuk ndodhi kurrë, Sali Berisha kërkon durim nga shqiptarët dhe demokratët pasi po mbledh prova për të faktuar akuzat e tij për maskaradë zgjedhore.

“Kërkon durim kjo! Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin”.

Berisha nuk kursen sulmet ndaj fituesve të zgjedhjeve për blerje votash, megjithëse kandidati i tij, Fredi Beleri fitoi Himarën nga burgu edhe pse mbi supe rendon e njëjta akuze.

“Montim i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më kriminale në këtë mes, të marrësh një nënë me katër fëmijë në dy të natës. Nuk ka armik më të egër se Edi Rama, s’kam parasysh nëse është ka djegur flamurin, bën mirë që thotë se është grek, se jemi të lirë të tregojmë identitetin kombëtar”.

Bashkë me Ilir Metën u zotua se do të fitojnë, por në fund rezultoi që bashkë humbën zgjedhjet, por kjo nuk është arsye për Sali Berishën që t’i japë fund martesës me aleatin e tij”.

“Me Metën fituam zgjedhjet e 2011, u fitua Tirana dhe zgjedhjet, por në këto zgjedhje Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që emërohet vetë, të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë”.

Sali Berisha ka vendosur të qëndrojë të indiferent për zhvillimet ne grupin që ka në dorë vulën dhe të mos njohë asnjë garë për lidership partie të organizuar prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA