Kreu i SPAK, Altin Dumani përpara Komisionit Parlamentar të Ligjeve për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit për të cilin u krijua SPAK deklaroi se në 2022, pjesën më të madhe ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore.

Njësoj si paraardhësi i tij Arben Kraja, edhe Altin Dumani, paralajmëroi arrestime të bujshme.

Dumani: Prokuroria e posaçme do të ushtrojë ndjekje penale, do të marrë në ndjekje penale dhe akuzë ndaj zyrtarëve apo ish zyrtarëve të nivelit të lartë të cilët kanë shkelur ligjin. Ajo që dua them me bindje është se s’ka asnjë imunitet nga ndjekja penale sa i takon reagimit të Prokurorisë së Posaçme. Kemi në hetim disa çështje të rëndësishme.

Kreu SPAK theksoi se kemi kornizë ligjore që garanton pavarësi të plotë dhe se ai nuk e ka ndjerë presionin nga palët politike. Por deputeti Fatmir Xhafaj babai reformës në drejtësi dhe ngritjen e SPAK i tha Altin Dumanit se “efiçenca në hetim është larg standardeve të pritshme”.

Fatimir Xhafaj: Nevoja për të pasur sa më shumë fokus në çështjet prioritare kryesisht në korrupsionin në nivelet e larta, persona që kanë mbajtur apo mbajnë peng demokracinë, shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik, shpresën apo besimin e qytetarëve. Për këtë është krijuar SPAK, ka shpresë, por duhen prova konkrete për të parë jo vetëm degë të prera por mbbi të gjitha edhe trungje të kalbura në këtë vend.

Fatmir Xhafaj e avancoi më tej të shpjeguarit për pritshmërinë publike nga SPAK.

Fatmir Xhafaj: Këto tre vjet do t’i konsideroja prova të zjarrit për ju. Ndryshe ju dhe të gjithë ne do të jemi në zjarrin e turrës së druve që disa njerëz në këtë vend, mëkatarë të zhytur deri në grykë apo peng të mëkatit rrotull tyre tentojnë të rrethojnë përditë ju, drejtësinë e re, armiqtë dhe kundërshtarët e reformës një pjesë e të cilëve me thika në gojë dhe shishet e benzinës në dorë.

Janë regjistrua 79 procedime për krimin organizuar tha kreu SPAK ndërsa vlera aseteve të konfiskuara mbi 100 milion euro.

I pyetur nga deputeti demokrat Gazment Bardhi për hetimet në lidhje me korrupsionin në zgjedhjet e 14 Majit, kreu SPAK deklaroi se ka nën hetim 20 procedime penale.

Dumani nuk i dha përgjigje pyetjes të kryetares së komisionit parlamentar të ligjeve Klotilda Bushka për hetime të influencës së mundshme ruse në zgjedhjet shqiptare por deklaroi se SPAK është i vëmendshëm ndaj kësaj çështje dhe i ka të gjitha mundësitë të hetojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA