Një mrekulli! Zhvarroset murgesha pas 4 vitesh, trupi i saj i pa kalbur

26/05/2023 11:00

Murgeshat që gërmuan eshtrat e një motre gati katër vjet pasi ajo u varros, nuk po i besonin syve kur panë që trupi i saj nuk ishte kalbur.

Qindra njerëz tashmë janë bërë pjesë e një pelegrinazhi për ta parë me sytë e tyre atë që konsiderohet si “mrekulli nga dora e Zotit”.

Trupi i zhvarrosur i motrës Wilhelmina Lancaster nuk ishte kalbur aspak edhe pas 4 vitesh, kur murgeshat benediktine në qytetin rural të Misurit Gower kishin vendosur ta zhvendosnin trupin e saj brenda Kishës.

“Një mrekulli në Misuri?” përshkruhet kjo ngjarje në një artikull të Agjencisë Katolike të Lajmeve.

Murgeshat,  prisnin të gjenin eshtrat në arkivolin prej druri ku ishte trupi i Lancaster,  por ai ishte i paprekur, pavarësisht se arkivoli kishte një çarje që mundësonte hyrjen e lagështirës dhe papastërtive dhe trupi i murgeshës nuk ishte balsamuar.

“Kur pashë një këmbë krejtësisht të plotë, të paprekur dhe mendova “jo më bënë sytë”, kështu që  e pashë edhe një herë  më me kujdes trupin”, tha kryemurgesha e komunitetit, nëna Cecilia, për Rrjetin e Televizionit  Katolik , “ACI Group”.

Nëna Cecilia tha se bërtiti kur pa trupin e pa kalbur të motër Lancaster.

“Direkt ndjeva se ishte dora e Zotit. Ne kemi nevojë për shpresë. Ne kemi nevojë për të. Zoti ynë e di këtë. Dhe kjo ishte një dëshmi e shpresës dhe besimit”, u shpreh ajo.

Lancaster themeloi në vitin 1995,  Motrat Benediktine të Marisë, Mbretëresha e Apostujve, kur ajo ishte 70 vjeç. Ajo vdiq më 29 maj 2019, në moshën 95-vjeçare.

Prej kohësh ka qenë zakon që eshtrat e themeluesve të zhvendoseshin në pjesën e brendshme të kishës së manastirit të tyre, dhe këtë po bënin motrat e saj.

Peshkopi James Johnston, i Dioqezës së Kansas City-St Joseph, e ka konsideruar rastin një ngjarje të pazakontë.

“Gjendja e eshtrave të motrës Wilhelmina Lancaster ka ngjallur kuptueshëm interes të gjerë dhe ka ngritur pyetje të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të mbrohet integriteti i mbetjeve mortore të motrës Wilhelmina për të lejuar një hetim të plotë.” tha peshkopi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA