Një zjarr i pashpjeguar “apokaliptik” ka përfshirë sot një ndërtesë pranë stacionit qendror të kryeqytetit australian Sydney duke ngritur shtëllunga të mëdha tymi e duke shkaktuar shembje të pjesshme të strukturës.
Më shumë se 100 zjarrfikës po punonin për të shuar flakët gjigante për të cilat ata thonin se do të duhej një “përpjekje e gjerë dhe e zgjatur për të shuar terësisht.
Kreu i zjarrfikësave Jeremy Fewtrell, tha se zjarri ishte mundur të kufizohej “me një punë të kombinuar nga ajri e nga toka”, ndërsa do të duhet të punohet gjatë gjithë natës kundër flakëve.
Woah huge fire in the heart of Surry Hills right now in Sydney, sent by @annamccrea37 @abcnews @abcsydney. pic.twitter.com/HMQGwmvr2T
— Evelyn Leckie (@Evelyn_Leckie) May 25, 2023
Një dëshmitar përshkruante sesi copa të ndërtesës ishin rrëzuar gjatë zjarrit çka kishte ndërprerë trafikun dhe udhëtimin e trenave qytetarë.
“Ndërtesa mori flakë sikur të ndizej një qiri,” tha nje rezident që jeton rreth 100 metra larg aksidentit.
“Ishte një zjarr apokaliptik dhe tymi e prushi binin ngado”.
Në konferencën e shtypit Fewtrell tha se nuk kishte raportime për të plagosur dhe se nuk dukej se kishte njeri në ndërtesë në kohën e zjarrit.
Top Channel