Zbulohet identiteti i shqiptarit të dytë që udhëtonte në mjetin tip “Audi” në Janinë bashkë me të shumëkërkuarin për vrasje Laert Haxhiun.
Ai është Firdeus Berberi 22-vjeçar. Ashtu si shoqëruesi tjetër I Haxhiut edhe Berberi është një emër i njohur për policinë shqiptare. 22-vjeçari rezulton të jetë shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Johan Muçllari, djalit të biznesmenit nga Pogradecit, pronarit të hotel Volorekës.
Berberi ka qenë prej vitesh në kërkim por vetëm arrestimi në Janinë i të shumëkërkuarit Laert Haxhiu, bëri të mundur edhe arrestimin e Firdues Berberit i shpallur në kërkim për plagosjen e Muçllarit në vitin 2022.
Në momentin e arrestimit Laert Haxhiu përdorte dokumente false, me emrin Mikis Askalidis, e po ashtu kishte shënuar se ishte lindur në Gjeorgji.
Letrat e qëndrimit në shtetin grek ishin false por përdoreshin prej kohësh nga 31-vjeçari i dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes.
I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt “Masakra e Lushnjës”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin.
Top Channel