Kryeministri Edi Rama tha se është bërë një gabim në sektorin e drejtësisë, pasi prokurorët nuk mund të paguhen sa president i vendit.
Rama: Kemi bërë ne një lajthitje që e kemi bërë me vetëdije, madje e kemi tepruar me lajthitjen tonë në sistemin e drejtësisë, por edhe është bërë edhe s është bërë, s’mund të kemi prokurorë që paguhen sa presidenti, mund ta kenë punën më me stres, po nuk ka kështu. Nëse doni t’i shkojmë deri në fund çfarë stresi më të madh keni ju se sa ata që shkojnë punojnë në fason? Unë mendoj që nuk i hyet këtij monopati. Shqiptarët kush i merr për budallenj dhe për kollaj mund të gënjejë për disa. Ju e keni treguar që nuk e bëni dot, meqë doni të hyni këtu urdhëroni, sa herë rritet paga minimale rritet edhe paga e deputetëve, ndërkohë që poziciono im ka qenë dhe mbetet. Krahasohemi me rajonin, në rajon janë po kështu, se kemi parë që pagat e deputetëve të jenë sa pagat e mësuesve. E ka bazën tek e gjithë pabesia historike. Politika nuk është kjo, është ajo që bëjmë ne, si e bëjmë ne ashtu është politika, këtë që e keni mbjellë 30 vjet nuk mund ta korrni ju duke thënë do ia jap pagën time jetimores. Unë njoh për fat të mirë, në këtë grup njerëzish, e meritojnë këtë pagë me respekt, nuk janë një dy, këtu nuk është vendi i kriminelave, i drogaxhinjve, nuk është vendi i llumit, është një vend njerëzish normale që për 1 mijë arsye janë këtu. Unë jam kundër, unë nuk e votoj këtë pikë, paga duhet të vendoset sot dhe të hyjnë në fuqi kur të bëhet rritja deri tek më i fundit, nëse mësuesve u themi që do e merrni sot këtë rritje dhe rritjen tjetër, për deputetët dhe ministrat paga duhet të hyjë në fuqi vetëm kur të jetë për të gjithë, për solidaritet dhe për atë që kush merr më shumë duhet të bëjë më shumë. Je nuk mund të bëjmë një gjë të pakuptimtë, disave kështu, disave ashtu, gjëja e parë që duhet të bëni këtu është që kur të vini këtu duhet të llogarisni nervat e popullit.
Këtë të enjte në Kuvend pritet të miratohet projektligji për rritjen e pagave të Presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe nëpunësve të administratës publike. Dy projektligjet që i hapin rrugën rishikimit të pagave për herë të parë në administratën publike që nga vitit 2006 kaluan të martën në Komisionin e Ekonomisë.
Përveç administratës janë rishikuar edhe pagat e funksionarëve të lartë dhe titullarëve të institucioneve të pavarura, koeficentët e pagave të të cilëve do të shumëzohen më pagën e re të Presidentit prej 425 000 lekësh.
Më të paguarit në administratë pas presidentit do të jenë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me pagën 393 mijë e 125 lekë, më pas zv/kryeministri me 330 mijë lekë, ministrat me nga 318 750 lekë dhe deputetët me 310 250 lekë.
Top Channel