Një zjarr u raportua këtë pasdite në godinën e SHISH në Elbasan.

Zjarrfikësja e Elbasanit dërgoi mjetet në vendngjarje, por punonjësit thonë se janë duke djegur dokumentacione që nuk duhen më.

Ndonëse në qytet kanë nisur reshjet e shiut, tymi vazhdon të ngrihet në qiell. Ky fakt dëshmon se sasia e dokumenteve, të cilave u është vënë flaka, është e madhe.

Ende nuk dihet se punonjësit kanë marrë vendimin për t’i asgjësuar materialet në këtë mënyrë të dëmshme për mjedisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA