Foto Ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, të riut me inicialet R.S. iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi të bëra gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po ashtu, atij iu sekuestrua edhe një aparat celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA