SHBA “tradhton” Zelenskyn? “Sulmin me dronë në Kremlin e bëri Ukraina”

25/05/2023 14:50

Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se sulmi me dron në Kremlin këtë muaj mund të jetë orkestruar nga “spiunë” ukrainas apo shërbimet sekrete ushtarake të Kievit.

New York Times shkruan se ai episod duket të pjesë e një serie operacionesh zbulimi të cilat i kanë trazuar zyrtarët në SHBA-në që është një ndër furnizueset kryesore të Ukrainës me armë. Gazeta prestigjioze thotë se ky vlerësim mbështetet në interceptimin e komunikimeve ruse dhe ukrainase.

Shtetet e Bashkuara kanë gjurmuar disa biseda të palës ukrainase ku zyrtarë që nuk identifikohen me emër shprehin bindjen se vendi i tyre mund te jete përgjegjës për sulmin.

Nga ana tjetër edhe përgjimi i disa komunikimeve ruse tregonte se në këtë rast, nuk bëhej fjalë aspak për ndonjë lojë të Moskës apo për ndonjë operacion të rremë. Pas raportit të New York Times, reagoi menjëherë zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov i cili kujtoi sesi që në fillim, Rusia e drejtoi gishtin nga Kievi për incidentin.

Zyrtarët amerikanë sidoqoftë nuk besojnë që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të firmosë, siç thonë ata, për çdo operacion të fshehtë që zhvillohet. Është e  paqartë se deri në çfarë mase kreu i shtetit ukrainas është paraprakisht  në dijeni të lëvizjeve të tilla. Kremlini më herët pati akuzuar edhe Shtetet e Bashkuara se qëndruan pas goditjes me dronë, pretendime këto të cilat Washingtoni i hodhi poshtë si “qesharake”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA