Rritja e pagave në institucionet publike/ Ibrahimaj: Ndryshimi më i madh që kemi bërë në politikën buxhetore, ftoj deputetët ta votojnë

25/05/2023 10:38

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj prezantoi këtë të enjte në Kuvend projektligjin për rritjen e pagave në institucionet publike, duke ftuar deputetët ta votojnë.

Rritja e pagave të Presidentit, Kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe nëpunësve të administratës është ndryshimi më i madh që është bërë në politikën buxhetore, sipas ministres.

“Sot ndihem e privilegjuar që vij para jush me finalizimin e një pune të gjatë që solli një reformë të plotë të pagave në administratën publike. Besojmë se do të pasohet me rritje edhe në sektorin privat. Bazat e kësaj reforme nisën me rritjen e pagës minimale, që do të vazhdojë të rritet deri në vlerën 45 mijë lekë”.

Paga mesatare publike në vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 900 euro, tha Ibrahimaj.

“Kjo reformë nuk nisi nga hiçi. Kemi vite që punojmë për të. Por, duhet të plotësoheshin kushtet ekonomike që kjo reformë të zbatohet.

Rritja e pagave parashikon dhe indeksimin me inflacionin. Ky është ndryshimi më i madh që kemi bërë ndonjëherë i politikës buxhetore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA