
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në politikë.
Sipas Berishës, Bashën po e përdor kryeministri Edi Rama.
“Atë po e përdor Rama siç do. Mos bëj shaka. Ai është vegël në duart e Edi Ramës. Ai bën se çfarë i thotë Rama”.
Akuzën e tij, Berisha e përforcon më tej, duke thënë se agjendën e Bashës e shkruan Rama.
“Mos më pyesni për agjendën e tij, agjendën e tij ia shkruan Rama. Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Bëri ndonjë fushatë Basha? Ku e bëri fushatën? Ai është historia e kalit të Timuri”.
Një ditë më parë, Basha vuri në praktikë rikthimin e tij, me një takim me të rinjtë, në një formë që ngjante jo pak me “Foltoret” e Berishës.
Top Channel