Deputeti Erion Braçe propozoi dy sugjerime për projektligjin për pagat gjatë fjalës së tij në kuvend.

Sipas deputetit, nëse ekonomia ushqehet me çmime të larta, politika do të dështojë.

Braçe: Sot kemi një sistem rekrutimi në administratë që bie shpejt në presion, kam dy sugjerime, lidhet me distancën e madh nga drejtuesit tek nëpunësit, duhet kufi për rrogat e drejtuesve të korporatave publike, nëse i referohem ligjit për të vënë kufi atëherë të sillen si të tillë, si shoqëri tregtare dhe ta paguajnë me çmimin real të punës. Nëse ushqejmë ekonominë me çmime të larta, politika do të dështojë. Lufta kundër evazionit fiskal në aktivitetin e tyre duhet të jetë prioritare.

Këtë të enjte në Kuvend pritet të miratohet projektligji për rritjen e pagave të Presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe nëpunësve të administratës publike.

Dy projektligjet që i hapin rrugën rishikimit të pagave për herë të parë në administratën publike që nga vitit 2006 kaluan të martën në Komisionin e Ekonomisë.

Përveç administratës janë rishikuar edhe pagat e funksionarëve të lartë dhe titullarëve të institucioneve të pavarura, koeficentët e pagave të të cilëve do të shumëzohen më pagën e re të Presidentit prej 425 000 lekësh.

Më të paguarit në administratë pas presidentit do të jenë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me pagën 393 mijë e 125 lekë, më pas zv/kryeministri me 330 mijë lekë, ministrat me nga 318 750 lekë dhe deputetët me 310 250 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA