Para hundës së Penianit, SHBA e Seuli nisin stërvitjen gjigante/ Tërbohet Veriu!

25/05/2023 11:40

Paralajmërimet e Koresë së Veriut që e konsideron një veprim armiqësor në pragun e saj, nuk e ndaluan ushtrinë e Koresë së Jugut dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të nisnin një stërvitje masive pranë kufirit me vendin e izoluar komunist.

Manovrat ushtarake, të parat nga pesë raunde të planifikuara nga aleatët deri në mes të qershorit, përkujtojnë 70-vjetorin e partneritetit ushtarak mes Seulit dhe Uashingtonit.

Peniani i ka parë gjithmonë me shqetësim stërvitje të tilla, e ka reaguar ndaj tyre duke treguar dhëmbët me testime raketash e armësh të tjera. Mbi 100 teste raketore ka zhvilluar Koreja e Veriut që nga fillimi i vitit 2022. Zyrtarët atje e kanë pranuar se shtimi i testimeve ka ardhur si përgjigje ndaj intensifikimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së e Koresë së Jugut, edhe pse ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që Peniani të synojnë rritjen e kapacitetit të tij të armatimeve me shpresën të sigurojë kushte më të favorshme nga rivalët në negociatat e mundshme të ardhshme diplomatike.

Manovrat ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugore, të njohura ndryshe si si “stërvitjet e kombinuara të fuqisë së zjarrit të asgjësimit”, janë mbajtur 11 herë që nga fillimi i tyre në vitin 1977, sipas shifrave të publikuara nga Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes. Këtë vit ato përfshijnë edhe avionë luftarakë të avancuar, helikopterë sulmi, tanke dhe sisteme të shumta lëshimi raketash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA