Kundërshtimeve të ligjvënësve mbështetës të Sali Berishës për rritjen e pagës së deputetëve dhe ministrave, Edi Rama e quajti si “një hipokrizi për të vënë duart në kokë dhe i sfidoi.
Rama: Doni ju të bëni këtë qarjen e halleve? S’ka nevojë ju, që shtesën e pagës t’ia çoni jetimoreve. Hajde vendoseni pagën minimale këtu për deputetët. Deputetët të paguhen me pagë minimale. Gati jam unë! Edhe ministrat! Hajde! Në qoftë se doni t’i shkojmë deri në fund logjikës që të gjithë janë në punë dhe të gjithë janë në halle që janë më të mëdha sesa punët dhe hallet tuaja, atëherë çfarë stres më të madh keni ju sesa ata që shkojnë punojnë në fason? Hajde vendosim!
Kryeministri dha qëndrimin e tij se kur duhet të rritet paga deputetëve dhe ministrave.
Rama: Për mua paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës deri tek më i fundit. Pra nëse mësuesve dhe mjekëve të përgjithshëm dhe shumë të tjerëve iu themi që ju do të merrni sot këtë rritje dhe rritjen tjetër do ta merrni në harkun e vitit për deputetët dhe për ministrat paga duhet të hyjë në fuqi dhe duhet të vijë në llogaritë e secilit vetëm kur të jetë bërë për të gjithë. Ky është qëndrimi im. Përpara kësaj, unë mendoj që është e pamoralshme.
Sali Berisha i qëndroi stoik kundërshtisë për rritjen e pagës së deputetëve dhe ministrave.
Berisha: Kam qenë dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim. Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend, kjo është ngrirja e rrogave. Por sot kjo farsë, ky akt ku dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten me 1 përqind ose zbresin- se kjo është përllogaritja me inflacionin e INSTAT, se me përllogaritjen e EuroStat, rënia është më e madhe se kaq.
Por në debutimin e tij të parë si kreu grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi mbajti një qëndrim ndryshe nga Berisha.
Bardhi: Nuk ka asgjë të pamoralshme as të rrisësh rrogat e administratës, as të rrisësh rrogat e deputetëve, as të rrisësh rrogat e ministrave. E pamoralshmje dhe e paligjshme është vjedhësh me tendera dhe të drekosh e darkosh me kriminelë”.
Dashnor Sula: Rritjen do e çoj në jetimore.
Rama: Vdeksha ynë për ty që do ia çosh shtesën e pagës jetimores ti! Vdeksha unë për ty, jetimi im i dashur.
Top Channel