Mashtroi klienten dhe i mori 4 mijë e 200 euro, arrestohet avokati nga Elbasani
25/05/2023 09:46
Një avokat 51-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga nga policia për mashtrim.
Ai i ka marrë klientes së tij 4200 euro, por nuk e ka ndihmuar me çështjet gjyqësore që ajo kishte.
Klientja së bashku me familjen e saj e kishin autorizuar me prokurë avokatin G.K për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore, një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese. Ata i kishin bërë një pagesë prej 4200 euro, por avokati nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel