Kancelari gjerman Scholz pret me ceremoni ushtarake presidentin e Qipros, Christodoulides (fotot)

25/05/2023 21:41

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka mirëpritur sot presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides me nderime ushtarake në kancelarinë e shtetit gjerman në Berlin, teksa më pas zyrtarët mbajtën një konferencë dhe takim me shtypin.

Ende nuk kanë dalë detaje të bisedimeve mes tyre por më herët Nikos Christodoulides ka thënë se do të takohej me Scholz për të diskutuar çështjen e Qipros dhe rritje të përfshirjes së BE në këtë proces.

Presidenti qipriot udhëton drejt Gjermanisë gjithashtu për ceremoninë e 25 vjetorit të krijimit të Bankës Qendrore Evropiane.

Christodoulides do të takohet gjithashtu me shefen e BQE, Christine Lagarde në një darke të mbajtur me këtë rast.

Konferenca e shtypit për takimin e Christodoulides me Scholz, do të mbahet mëngjesin e të premtes, kur presidenti ishullor do të vizitojë dhe memorialin Denkmal para se të niset për në Qipro.

FOTO GALERI
1/5
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka mirëpritur sot presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides me nderime ushtarake në kancelarinë e shtetit gjerman në Berlin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA