Një ish-oficer policie në SHBA është dënuar me burgim të përjetshëm pas vrasjes me armë të së dashurës së tij që sipas raportimeve ishte tallur me masën e penisit të tij.
Jason ‘Moose’ Cunningham, ish-polic me sherifin e Richmond ka pranuar vrasjen e qëllimshme me armë zjarri të partneres së tij 37-vjeçare, Nicole Diane Harrington, shkruan rrjeti vendas WJBF.
48-vjeçari kishte qëlluar Harrington në kokë kur ajo kishte bëre komentet ofenduese për organin e burrërisë së burrit, në verën e 2020 në Augusta, sipas dokumenteve gjyqësore
Ai raportohet se e kishte lënë atë të vdiste në ashensorin e parkingut të Reynolds Street.
Cunningham ishte asokohe në një lidhje të fshehtë me Harrington, e cila kishte qenë e martuar.
“Kjo ishte një lidhje jashtëmartesore ku i akuzuari po jetonte një jetë të dyfishtë”, tha prokurori vendas Jared T. Williams, sipas rrjetit WJBF.
Pas vrasjes Cunningham ishte larguar në arrati por policia e kishte lokalizuar dhe pas një qëndrese disa orëshe pranë liqenit Clarks Hill Lake ai ishte arrestuar.
Në fillim të javës ai u dënua me 35 vjet burg për vrasjen dhe armëmbajtjen pa leje.
Cunningham ishte larguar nga policia në 2018 kur rezultoi pozitiv për substanca ilegale gjatë turnit të punës.
Viktima Harrington lë pas tre fëmijët e saj dhe bashkëshortin.
Top Channel