Gjendet i pajetë një 13-vjeçar në Dibër, u mbyt në liqenin e fshatit
25/05/2023 08:41
Një 13-vjeçar nga fshati Shumbat në Dibër është mbytur në liqen.
Pas dy orë kërkimesh së bashku me banorët e zonës, policia bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të 13-vjeçarit E. S nga liqeni i fshatit Shumbat.
Në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel